Më 21.02.2022 në deponinë Drislla është promovuar sterilizuesi i ri (autoklavë) për mbeturinat mjeksore, në ngjarjen në të cilin ishin të pranishëm udhëheqësit nga sektorët kompetentë në Qytetin e Shkupit, ekspertë kompetentë nga NP Deponia Drislla Shkup, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor.
Mbeturinat mjekësore si një lloj i veçantë mbetjesh, si dhe për shkak të karakteristikave të tyre specifike, kërkojnë trajtim të veçantë. Si i tillë, ai duhet të ndahet nga mbeturinat komunale, si në procesin e gjenerimit, ashtu edhe në procesin e transportimit dhe trajtimit të tyre.
Në NP deponia Drislla Shkup, mbeturinat mjekësore dhe barnat me afat të skaduar nga prilli i vitit 2000, digjen në inceneratorin e mbeturinave, dhuruar në Republikën e Maqedonisë nga Qeveria Britanike.
Me sterilizuesin (autoklavë) të sapoardhur për mbeturinat mjekësore, i cili është një sistem inovativ plotësisht i automatizuar me teknologji dhe cilësi të lartë nga marka e famshme italiane CISA, Drislla bëhet një deponi modern. I përmbush të gjitha standardet për mjedisin jetësor dhe standardet CEI.
Sterilizuesi është me një kapacitet prej 2000 litrash, që do të thotë se mund të trajtojë 350 kg në orë dhe i plotëson nevojat ditore e deponisë. Sistemi është i pajisur me një grirëse dhe e redukton volumin e mbeturinave deri në 80%, si dhe një pompë vakum të thatë që do të kontribuojë në kursimin e konsumit të ujit deri në 98%, si dhe një sistem kursimi energjie që siguron njëkohësisht sigurinë ekologjike dhe nuk lejon që ajri infektiv të ndotë mjedisin.
Sterilizuesi peshon 2.5 ton dhe ka përmasa 5x6x7 metra. Makina është projektuar për copëtimin dhe sterilizimin e mbeturinave me rrezik të lartë, potencialisht të lartë ose patogjen, siç janë gjilpërat, shiringat, fashët, garzët, tehe, qelqi, katetrët dhe mbeturina të tjera nga puna e klinikave, qendrave mjekësore, spitaleve, spitaleve veterinare dhe laboratorët.
Makina përdor teknologji ekologjike që i redukton kostot për heqjen e mbeturinave mjekësore, duke minimizuar rrezikun e ndotjes së kryqëzuar sepse procesi kryhet në një kontejner.
Për nevojat e sterilizatorit është bërë zgjerimi i një objekt ndërtimor ku ndodhet autoklava, laboratoria dhe dhomat e punës, me rrjet ujësjellës dhe kanalizim, rrjet për furnizim me kabllo të tensionit të lartë, kabllo optike për internet, kabllo optike për video mbikqyrje dhe një kabllo tensioni për ndriçim në zonën e instalimit të autoklavës.
Drislla është deponi që zbaton teknologji moderne për menaxhimin e mbeturinave me gjithë potencialin e saj ekonomik vendosur ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve.
DRISLLA BËHET NJË DEPONI MODERNË ME NJË STERILIZUES TË RI PËR MBETURINAT MJEKËSORE