с .Батинци, Студеничани 02/2722-500 drisla@drisla.mk

Veprimtaria

Deponia Drislla gjendet në pjesën juglindore të Qytetit të Shkupit me largësi prej 14 km nga qendra e qytetit. Shtrihet në një sipërfaqe prej 76 ha, me kapacitet projektues prej 26,000,000 m3 mbeturina të deponuara komunale. Në dokumentin projektues është planifikuar se e njëjta do të jetë e plotësuar (mbushur) për rreth 30 vjet, por në eksploatimin (shfrytëzimin) e deritanishëm prej 26 vjet, e njëjta është e plotësuar (mbushur) deri më 55% nga kapaciteti total, që tregon për faktin se 30 vitet e ardhshme ka mënyrë për deponim, pa selektim paraprak dhe shfrytëzimin e mbeturinave që mund të shërbejnë si lëndë e parë dytësore ose sekondare (letër, metal, qelq, plastikë). Në eksploatimin (shfrytëzimin) e deritanishëm prej 26 vjet, në deponinë janë deponuar 3.837.252 ton mbeturina.

Deponia Drislla është ndërtuar në periudhën 1990-1994, ndërsa në prill të vitit 1994 me Vendim të Kuvendit të Qytetit të Shkupit është themeluar subjekt i veçantë juridik NP ,,Drislla” Shkup, i cili menaxhon me deponinë e sapondërtuar.

Ndërmarrja është e regjistruar për kryerjen e veprimtarive në vijim:

  • 38.21 – Përpunimi dhe asgjësimi i mbeturinave të parrezikshme
    • 38.22 –
    Përpunimi dhe asgjësimi i mbeturinave të rrezikshme
  • 38.12 – Mbledhjen e mbeturinave të rrezikshme
    • 35.14 –
    Tregti e energjisë elektrike
    • 35.30 –
    Furnizim me avull dhe klimatizim
    • 38.32 –
    Rinovimi i materialeve të ndara veçmas
    • 46.77 –
    Tregti me shumicë me mbeturina dhe teprica
    • 49.41 –
    Transport rrugor i mallrave
    • 77.12 –
    Dhënia – marrja me qira e kamionëve
    • 77.39 –
    Dhënia – marrja me qira e makinerive të tjera, pajisjeve dhe mallrave materiale që nuk përmenden diku tjetër 
  •  

Në deponinë Drislla bëhet trajtimi i këtyre llojeve të mbeturinave:

1.Trajtimi përmes deponimit:

– mbeturina komunale

– mbeturina ndërtimore

– mbeturina të parrezikshme industriale

– mbeturina të cilët përmbajnë komponentë të azbestit

2.Trajtimi përmes djegies në inceneratorin:

  • – mbeturina mjekësore
  • – barëra
  • – mbeturina teknologjike (p.sh. letër, tekstile)
  • – mbeturina industriale (p.sh. mbeturinat nga paketimi që nuk mund të riciklohen)
  •  
  • Deponia sanitare Drislla është në funksion 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, që do të thotë se nuk ka ndërprerje në procesin teknologjik. Këtë e kërkon vetë teknologjia e punës, gjegjësisht e imponon specificiteti i veprimtarisë. Teknologjia e deponimit të mbeturinave në deponinë Drislla është bazuar në projektin kryesor teknologjik për deponinë i cili  e përfshin deponimin sanitar të mbeturinave të ngurta komunale dhe industriale.

  • Në funksionimin e saj, deponia Drislla i përdor metodat e mëposhtme:

    • – Hedhja e mbeturinave;
    • – Planifikimin e tij;
    • – Kompaktimin e mbeturinave të planifikuara ; dhe
    • – Mbulimi i mbeturinave me material inert me trashësi prej 30 cm.

    Të gjitha aktivitetet aktuale të ndërmarrjes kryhen në përputhje me projektin tekniko-teknologjik sipas të cilit është projektuar deponia, duke marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit jetësor, shëndetit të njerëzve dhe natyrës, dhe në përputhje me ligjet ekzistuese (Ligji për menaxhimin e mbeturinave Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor dhe akte të tjera të përcaktuara ligjore që lidhen me veprimtarinë e ndërmarrjes).