с .Батинци, Студеничани 02/2722-500 drisla@drisla.mk

  • Home
  • KONTEJNERË TË RINJ METALIKË PËR TRANSPORTIN E MBETURINAVE MJEKËSORE

KONTEJNERË TË RINJ METALIKË PËR TRANSPORTIN E MBETURINAVE MJEKËSORE

12 Prill, 2024 Дијана Велјановска Comments Off

NP deponija Drislla Shkup ka blerë dy kontejnerë të rinj metalikë për transportin e mbeturinave me vëllim prej 10 m3 dhe vazhdon me modernizimin, pajisjen dhe zhvillimin e ndërmarrjes.

Kontejnerët e vjetër metalikë të kamionëve për transportin e mbeturinave mjekësore janë zëvendësuar me të reja, gjë që mundëson transportimin e sigurt të mbeturinave mjekësore nga instuticionet shëndetësore publike dhe private deri në deponinë Drislla, ku bëhet trajtimi siç duhet.

Mbeturinat mjekësore si një lloj i veçantë i mbeturinave për shkak të karakteristikave specifike kërkojnë trajtim të veçantë dhe si i tillë duhet të ndahen nga mbeturinat komunale, si në procesin e shfaqjes së tij ashtu edhe në procesin e transportit dhe trajtimit të tij.

Përveç trajtimit të veçantë të mbeturinave mjekësore, gjithashtu është i rëndësishëm edhe transportin e tij të duhur në kontejnerë specialë,  për shkak që ndërmarrja ka furnizuar kontejnerë të rinj që janë në përputhje me standardet evropiane për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme.