с .Батинци, Студеничани 02/2722-500 drisla@drisla.mk

  • Home
  • QYTETI I SHKUPIT NË KOORDINIM ME NDËRMARRJET PUBLIKE, ZBATON NJË AKSION TËMADH PRANVEROR MË 21.3.2022 NË 10 KOMUNA TË SHKUPIT

QYTETI I SHKUPIT NË KOORDINIM ME NDËRMARRJET PUBLIKE, ZBATON NJË AKSION TËMADH PRANVEROR MË 21.3.2022 NË 10 KOMUNA TË SHKUPIT

12 Prill, 2024 Дијана Велјановска Comments Off

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve publike të qytetit të Shkupit dhe kryetarin e komunës së Kisella Vodës, Orce Gjeogievski, sot më 21 mars e shpallën fillimin e aksionit të punës pranverore nëpër komunat e Shkupit, në vendin e quajtur Çeshma. Ky aksion madhor, i cili do të realizohet në koordinim me ndërmarrjet publike, do të zgjasë deri më 27 maj.

Në aksionin e punës pranveror të Qytetit të Shkupit, në koordinim me të gjitha ndërmarrjet publike do të përfshihen të gjitha komunat e Shkupit, duke filluar nga:

Kisella Voda dhe nga data 21 deri më 25 mars,

Karposh nga data 28 mars deri më 1 prill,

Aerodrom nga 4 deri më 8 prill,

Gazi Baba nga data 11 deri më 15 prill,

Çair nga 18 prill deri më 21 prill,

Butell nga data 26 prill deri më 29 prill,

Shuto Orizari nga data 3 maj deri me 6 maj,

Qendër nga data 9 maj deri më 13 maj,

Gjorçe Petrov nga 16 maj deri më 20 maj,

Saraj nga 23 maj deri më 27 maj.

Aksioni i madh i punës pranveror nëpër komunat përfshinë aktivitetet të pastrimin e bulevardeve dhe rrugëve, larjen manuale dhe makinerike të rrugëve, mbledhjen e mbeturinave të ngurta në vendet e planifikuara nëpër komunat, riparimin e dëmtimeve të rrugëve, instalimin e sinjalizimit të trafikut vertikal dhe horizontal, mbjellja e fidanëve dhe redaktimi i gjelbërimit nëpër komunat e Shkupit, riparimi i defekteve dhe problemeve të raportuara nga qytetarët, kapja e qenve të pastrehë, ku pas trajtimit të tyre human do të mundësohet akomodimi i tyre, pastrimi i plotë i linjave atmosferike dhe fekale si dhe aktivizimi i makinerive për pastrimin e ulluqeve të shiut në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

Ky është një aksion i madh të punës që përfshin aktivitete të koordinuara të ndërmarrjeve publike të qytetit, NP deponia Drislla Shkup, NP Parqe dhe gjelbërime Shkup, NP Higjiena Komunale Shkup, NP Ujësjellësi dhe kanalizimi Shkup, NP Rrugë dhe rrugica Shkup dhe NP Llajka Shkup, që do të veprojnë në fushën e detyrave të tyre të punës për të kapërcyer sfidat dhe për realizimin e kërkesave të theksuara nga qytetarët.