с .Батинци, Студеничани 02/2722-500 drisla@drisla.mk

  • Home
  • PAS 28 VITESH EKZISTENCË, NP DEPONIA DRISLLA MË NË FUND MERR MAKINERI TË REJA NDËRTIMI

PAS 28 VITESH EKZISTENCË, NP DEPONIA DRISLLA MË NË FUND MERR MAKINERI TË REJA NDËRTIMI

12 Prill, 2024 Дијана Велјановска Comments Off

Në depoininë Drislla çdo ditë sillen rreth 560 tonë mbeturina për deponim, ku për trajtimin e tyre është e nevojshme makineri të përshtatshme. Makinat e ndërtimit që janë në pronësi të ndërmarrjes dhe me të cilat punon vitet e fundit janë mjaft të vjetra, të amortizuara dhe në gjendje shumë të keqe, vazhdimisht ndodhin keqfunksionime dhe servisohen çdo ditë brenda kufijve të mundësive.

Me qëllim që të kemi vazhdimësi në punën dhe të mos gjendemi në një situatë të grumbullohemi me sasi të mëdha mbeturinash nga të cilët mund të përhapin aroma të pakëndshme, infeksione në shkallë të gjerë dhe një fatkeqësi të madhe mjedisore, ndërmarrja vitet e kaluara ka marrë me qira makineri ndërtimi nga ndërmarrjet e jashtme, për të cilat janë ndarë shuma të mëdha burimesh financiare.

Me qëllim të uljes së kostove të marrjes me qira të makinerive të ndërtimit nga ndërmarrjet e jashtme dhe servisimit të makinerive të vjetra, në vitin 2021 është kryer një procedurë për furnizimin publik të makinerive të reja ndërtimore, pra 2 (dy) buldozherë për deponinë dhe 2 (dy) ngarkues me rrota.

Për katër makinat janë ndarë rreth 40 milionë denarë dhe të njejtat janë sipas standardeve më të fundit evropiane dhe botërore për cilësinë e pajisjeve ndërtimore dhe emetimin e gazrave të shkarkimit, me që mundësohet jo vetëm kursim të karburantit, por edhe përmirësim të proceseve të punës dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.