




Në dokumentin projektues është planifikuar se e njëjta do të jetë e plotësuar (mbushur) për rreth 30 vjet, por në eksploatimin (shfrytëzimin) e deritanishëm prej 26 vjet, e njëjta është e plotësuar (mbushur) deri më 55% nga kapaciteti total, që tregon për faktin se 30 vitet e ardhshme ka mënyrë për deponim, pa selektim paraprak dhe shfrytëzimin e mbeturinave që mund të shërbejnë si lëndë e parë dytësore ose sekondare (letër, metal, qelq, plastikë). Në eksploatimin (shfrytëzimin) e deritanishëm prej 26 vjet, në deponinë janë deponuar 3.837.252 ton mbeturina.
Deponia Drislla është ndërtuar në periudhën 1990-1994, ndërsa në prill të vitit 1994 me Vendim të Kuvendit të Qytetit të Shkupit është themeluar subjekt i veçantë juridik NP ,,Drislla” Shkup, i cili menaxhon me deponinë e sapondërtuar.
1. Trajtimi përmes deponimit:
2. Trajtimi përmes djegies në inceneratorin:
Deponia sanitare Drislla është në funksion 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, që do të thotë se nuk ka ndërprerje në procesin teknologjik. Këtë e kërkon vetë teknologjia e punës, gjegjësisht e imponon specificiteti i veprimtarisë. Teknologjia e deponimit të mbeturinave në deponinë Drislla është bazuar në projektin kryesor teknologjik për deponinë i cili e përfshin deponimin sanitar të mbeturinave të ngurta komunale dhe industriale.
Të gjitha aktivitetet aktuale të ndërmarrjes kryhen në përputhje me projektin tekniko-teknologjik sipas të cilit është projektuar deponia, duke marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit jetësor, shëndetit të njerëzve dhe natyrës, dhe në përputhje me ligjet ekzistuese (Ligji për menaxhimin e mbeturinave Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor dhe akte të tjera të përcaktuara ligjore që lidhen me veprimtarinë e ndërmarrjes.).
IASS:2019-2023
IASS : RES. C 2022-2024
Copyright © 2020 drisla.mk | Developed by Unet